Organizata UNICEF është shprehur e tronditur dhe tejet e brengosur pas raportimeve se një 11-vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë persona në Prishtinë të shtunën.
Sipas organizatës, është kritike që fëmija në fjalë të merret nën përkujdesje dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse, shërbime dhe konfidencialitet për fëmijën përgjatë tërë procesit.
Tutje, thuhet se mbrojtja e dinjitetit dhe privatësisë së fëmijëve të mbijetuar të dhunës është tejet e rëndësishme.
“UNICEF-i mbështet thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhënie lidhur me këtë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në komunikatën për media.
“Mbrojtja nga dhuna dhe abuzimi është e drejtë e çdo fëmije, siç edhe parashihet me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (KDF). UNICEF-i u bën thirrje autoriteteve përkatëse që ta rrisin mbrojtjen e vajzave dhe djemve nga të gjitha format e dhunës, si dhe të sigurojnë ofrimin e shërbimeve cilësore për viktimat dhe familjet e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...