Zyra Fondit te Kombeve të Bashkuara për Popullaten (UNFPA) në Prishtinë bën lansimin e raportit “Gjendja e Popullsisë Botërore 2018″ i titulluar ” Të Drejtat Riprodhuese dhe Tranzicioni Demografik”.
Akterët relevantë siç janë UNFPA, anëtarët e Parlamentit si komisioni për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, Grupi i Grave Deputete, Organizatat e Shoqërisë Civile, Mediat etj. do të kenë mundësi të diskutojnë lidhur me situatën e “Të Drejtave Riprodhuese dhe Tranzicionit Demografik në Kosovë dhe në nivel global”.
Përmes kësaj tryeze UNFPA dëshiron të avokojë më tutje që liria e zgjedhjes të bëhet realitet, duke i dhënë përparësi qasjes universale në kujdes cilësor të shëndetit riprodhues, duke përfshirë kontraceptivët modernë; edukimin seksual të përshtatshëm për moshën; avokimin për ndryshim në qëndrimet e burrave për të mbështetur të drejtat dhe aspiratat e grave dhe vajzave; dhe mundësinë që çiftet të vendosin nëse, kur dhe sa fëmijë, dëshirojnë t’i kenë, duke mundësuar kështu një ekuilibër më të madh në punë dhe në jetë.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA