Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot një delegacion të UNDP në Kosovë, të përbërë nga Alessandra Roccasalvo, zevendës përfaqësuese e përhershme, Virgjina Dumnica, menaxhere e portfolios së sundimit të ligjit, Shqipe Neziri Vela, menaxhere e projektit kundër korrupsion, dhe Mato Meyer, këshilltar në projektin kundër korrupsion.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi dhe përfaqësuesit e UNDP-së kanë biseduar lidhur me mbështetjen e UNDP-së në luftën kundër korrupsionit, përkatësisht mbështetjen për Prokurorin e Shtetit në luftën e tij kundër veprave të korrupsionit të nivelit të lartë, thuhet në njoftim.
Në këtë takim ata u pajtuan që të bashkëpunojnë në zhvillimin e kapaciteteve të prokurorëve për specializim në lëndët kundër korrupsionit, për hetimin e krimeve financiare dhe zhvillimin e aftësive të prokurorëve nga fusha e kontabilitetit për hetimin e krimeve financiare.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bazës së të dhënave për Prokurorin e Shtetit, si dhe lidhur me raportimin e Mekanizmit përcjellës për harmonizimin e statistikave për veprat penale karakteristike.
Gjithashtu, rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe mbështetjes së UNDP-së në hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun.
Kryeprokurori Lumezi, tha se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ka konfirmuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...