Sot, Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, në ambientet e komunës.
Diskutimet u përqendruan në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që prekin komunat.
“Gjeneral Ulutaş theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të barabartë dhe pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug”, thuhet në njoftim.
“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
AS Roma merr fitore të madhe ndaj Stuttgartit në Ligën e Evr...
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...