Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në takim, siç njofton Presidenca, u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.
“Presidentja Osmani e falënderoi komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”- shkruhet në njoftimin e Presidencës. /Arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku