Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent mbi vendin tonë edhe për gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, mirëpo nga dita e mërkurë , kalimi i një fronte të freskët pritet të sjellë një rënie të dukshme të temperaturave maksimale.
Sipas IHMK-së, ky fenomen do të ndikojë në kushte më të freskëta dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës, transmeton Arbresh.info
Nga dita e mërkurë, parashikohen reshje shiu, të cilat mund të shoqërohen me stuhi dhe shkarkime rrufesh.
Erërat do të jenë të lehta deri të moderuara, me direksion kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, ndërsa lokale mund të shfaqen erëra të forta në formë stuhish.
Kjo periudhë do të shoqërohet me një ndjeshmëri të ndryshuar të motit, që do të ndikohet nga faktorë atmosferikë të ndryshëm si kalimi i fronteve dhe aktiviteti elektrik në atmosferë.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
E merkurë- Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i percjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperendimit.
E enjte- Mot me diell dhe pjesëisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-5m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë ditën e hënë dhe të martë, pastaj vlerat e saj do të bien./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...