Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin Jugperëndimor dhe Veriperëndimor.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rënie me 1-2°C sjellin edhe orët e mesditës duke u luhatur nga 2°C deri në 20 °C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Veriperëndimi i Europës dhe Qendra do të paraqiten në ndikimin e motit të vranët, rrebesheve të shiut dhe stuhive afatshkurtra të erës si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare mbi Britaninë e Madhe. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraditen Gadishulli Skandinav. NDERSA kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Europës. /abcnews.al/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...