Për haraçin u fol një kohë të gjatë në Kosovë, porse pak kush u hetua për këtë çështje. Afaristi Eroll Vitaku foli publikisht për sulmet, kërcënimet dhe detyrimet që të paguante haraç për vite të tëra, në mënyrë që të mbante të hapur biznesin e tij.
Vitaku përmendi emrat e dy njerëzve të fuqishëm të PDK-së, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi, duke thënë se njerëz të ndryshëm në emër të tyre kishin marrë haraç prej tij. Megjithatë, si Mustafa ashtu edhe Gashi janë distancuar nga këto deklarime, duke inkurajuar organet e hetuesisë që të hetojnë deri në detaje këtë rast, raporton KTV.
Njeriu që kishte menaxhuar Pallatin e Rinisë, Bajram Uka, mohon mundësinë që dikush nga bizneset brenda pallatit të jetë detyruar të paguajë haraç.
Ndërkohë për kontratën e publikuar në emisionin “Puls” nga afaristi, Eroll Vitaku, avokati Visar Vehapi, vula e të cilit është në dokument, thotë se nuk është i sigurt nëse ai është përpilues i kësaj kontrate.
Ai thotë se edhe po të ishte përpilues i kësaj kontrate, ajo nuk paraqet asnjë veprim të kundërligjshëm. Avokati Vehapi thotë se kontrata e dëshmon vetëm vullnetin e palëve dhe asgjë më shumë.
Eroll Vitaku bëri të ditur se ishte sulmuar nga Artan Ratkoceri dhe djali i axhës së tij, Shkumbin Ratkoceri. Që të dy këta persona rezultojnë të jenë të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkohë që Artani është veteran i luftës së UÇK-së.
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...