Burbuqe Nushi-Latifi, shefe e sektorit të ujit dhe sanitacionit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se cilësia e ujit në Kosovë është sipas standardeve të kërkuara.
“Uji i përmbush kërkesat e parapara me ligj, nga rregullorja e bashkësisë evropiane. Uji është i pijshëm në të gjitha standardet. Problem për momentin janë sistemet e vogla të ujit, të cilat nuk kanë një menaxhim të qëndrueshëm të ujit. Shkak i kësaj janë mos investimet, sistemet e vjetra si dhe dëmtimet që i kanë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo bëri me dije se komuna e Hanit të Elezit ka qenë një brengë e kamotshme por e cila tani ka kaluar nën menaxhimin e bifurkacionit në Ferizaj.
“Tani e tutje, banorët e Hanit të Elezit, do të kenë ujë që i përmbush të gjitha standardet. Por edhe mospagesa e ujit ndikon edhe në cilësinë e tij”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit.
Nushi-Latifi vlerësoi se si uji i sistemit edhe ai i ambalazhuar, i plotësojnë kriteret të standardeve ndërkombëtare.
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...