Ujësjellësi “Prishtina” falënderon qytetarët që mbrojtën liqenin e Badovcit

22:26 | 22 Shkurt 2020

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka falënderuar Grupin për mbrojtjen e liqenit të Badovcit dhe shoqërinë civile, për të kundërshtuar ndërtimin e shtëpive pranë liqenit.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. duke e përcjellë me vëmendje çdo diskutim rreth këtij liqeni, shfrytëzon rastin sot që të falënderojë -Grupin për mbrojtjen e liqenit te Badovcit, që falë përkushtimit dhe vendosmërisë së tyre, sot morëm të gjithë lajmin e shumëpritur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku.

Falënderojmë edhe shoqërinë civile dhe secilin bashkëpunëtorë që kishin dhe kanë synim, ruajtjen e kësaj pasurie të pamohueshme”, thotë Ujësjellësi “Prishtina”.

“Sot po diskutojmë të gjithë rreth liqenit të Badovcit, rreth pasurisë më të madhe që kemi , rreth furnizuesit të 30% të konsumatorëve me ujë të pijshëm.

Me mijëra njerëz u zgjuan në këmbë që ta mbrojnë dhe ta ruajnë këtë pasuri të pazëvendësueshme, në momentet më të volitshme, në momente kur ky liqe i bukur kishte nevojë për ta mbrojtur.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. duke e përcjellë me vëmendje çdo diskutim rreth këtij liqeni, shfrytëzon rastin sot që të falënderojë -Grupin për mbrojtjen e liqenit te Badocit – që, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së tyre, sot morëm të gjithë lajmin e shumëpritur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Abdixhiku.

Falënderojmë edhe shoqërinë civile dhe secilin bashkëpunëtorë që kishin dhe kanë synim, ruajtjen e kësaj pasurie të pamohueshme.

Liqeni i Badocit është ndërtuar në vitin 1963-1965 nga KNI Dukagjini.

Qëllimi i ndërtimit fillimisht ka qenë për destinim të ujitjes , ujë industrial për Kishnicë dhe maksimalisht 30 % e kapacitetit si furnizim me ujë për Prishtinën.

Me zhvillimin e hovshëm të Prishtinës , është cilësuar shumë më e rëndësishme të ketë destinim 100% ujin e pijshëm.

Kapaciteti maksimal trajtues i fabrikës së Badocit është 520 l/ s.

Derisa, ai i Batllavës ka kapacitet maksimal trajtues 900 l/ s dhe fabrika në Shkabaj, ku uji fillestar merret nga liqeni i Ujmanit, me kapacitet maksimal trajtues prej 700 l/ s.

Duke i mbrojtë dhe ruajtë liqenet akumuluese, ne e ruajmë dhe mbrojmë shëndetin tonë.

Dhurata më e mirë që mund t’ua lëmë brezit të ardhshëm është uji i pastër për pije”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale