Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prizren, “Hidroregjioni Jugor”, e përmes një njoftimi ka bërë të ditur se që nga muaji mars i këtij viti do të aplikojë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit
Kjo kompani thotë se konsumatorët të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve të tyre do të përballen me shkyçje individuale.
“Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinjë, K.R.U. “Hidroregjioni Jugor“ SH.A. Prizren do të merret edhe me procedimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat. Po ashtu të gjithë konsumatorët të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njëjtit do të procedohet procedura përmbarimore”, thuhet në njoftim
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë