Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka publikuar udhëzimet orientuese për personat që do të udhëtojnë transit drejt Kosovës.
Në një postim në Facebook, kjo ministri ka bërë të ditura detajet për vendet me te cilat tashmë është vendosur protokolli i rikthimit dhe në të gjitha rastet, para nisjes është e obliguar të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin ku bashkatdhetarët jetojnë, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.
“Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, e cila falënderon ambasadorët e Kosovës në vende të ndryshme, të cilët në kohë pandemie po bëjnë punë të çmuar karshi kërkesave të qytetarëve tanë.
https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/3262435413787622
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...