Pas seancës së dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandidati për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha është shprehur se vendi ndodhet në “ngërç” institucional dhe se opozita sot tregoi fytyrën e vërtetë.
“Kandidatja jonë për kryetare të Kuvendit besoj se duhet të jetë Albulena Haxhiu,” tha Basha, duke shfaqur hapur preferencën e tij.
Ai kritikoi opozitën për mospërfaqësim të vullnetit të saj në përmbushjen e premtimit.
“Opozita u shpërfaq kësaj radhe sepse qëndrimet e tyre kanë qenë që nuk votojnë asnjë anëtar qeverie e u dëshmua që ata edhe nga radhët e deputetëve nuk votojnë, kjo flet shumë për ta,” tha Basha.
Basha theksoi se Kuvendi mbetet në ngërç dhe se opozitës të gjitha arsyet i kanë rënë në ujë.
Basha falënderoi kolegët e opozitës që votuan për kandidaturën e tij dhe bëri thirrje për vëmendje ndaj rëndësisë së Kuvendit të Republikës.
“I falënderoj të gjithë kolegët që kanë votuar për emërimin tim si kryetar Kuvendi. Që tri mandate jemi me deputetin Gashi, njihemi mirë, kemi pasur respekt të ndërsjellët — i falënderoj ata. Tema nuk jam unë, por Kuvendi i Republikës, dhe nevojiten 61 vota për,” përfundoi Basha. /Telegrafi/
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker