Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar Nasim Haradinajn, një dite pas lirimit nga Haga.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PDK-së ka treguar për vizitën atje.
Sipas asaj që ka shkruar Krasniqi, gjëja e parë që ka bër Nasim Haradinaj me tu rikthyer nga Haga, është ulur në odë mes burrave, ka kapur çifftelinë dhe ia ka thënë këngës.
“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi bashkë me kolegët i kanë uruar lirimin dhe kthimin pranë familjes e shoqërisë.
“Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë”, ka shkruar ai.
Tutje, Krasniqi shpreson që sa më parë të përfundojë gjyqi edhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë. Mirë se vjen, Nasim”, ka përfunduar shkrimin Krasniqi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Lirimi i Nasim Haradinaj, vendimi i Gjykatës për modifikimin e dënimit të tij
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...