Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot luftëtarët e Dukagjini, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Arben e Luan Qerimaj, u rritën nën frymën patriotike e atdhedashëse, të inspiruar nga familjarët e tyre që ishin gjatë gjithë jetës në luftë me armikun, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë këta bashkëluftëtarë që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre kujtojmë shpirtin luftarak dhe besnikërinë ndaj shokëve të plagosur. Heroizmi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar.”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se derisa nderojnë dëshmorët e luftës çlirimtare, ne kujtojnë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot.
“Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur dhe Ushtrinë moderne që kryen misione përkrah shteteve aleate të NATO-s, e misionin tonë në sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke shtuar se lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut.
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...