Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar raportimet e djeshme se njëri nga të arrestuarit në aksionin kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar, ishte ka qenë aktivist i saj.
Me anë të një postimi në Facebook, LVV ka bërë të ditur se i njëjti është përjashtuar nga strukturat e partisë, shkruan Arbresh.info.
…pas këtij informacioni ne menjëherë kemi verifikuar emrin për të parë nëse i njëjti ekziston në databazën tonë. Në këtë mënyrë, për korrektësi, në përputhje me Statutin dhe rregullat e brendshme, Komisioni ynë disiplinor ka marrë vendim për largimin e personit me emrin e njëjtë. Ky vendim qendron në fuqi deri në sqarimin e verifikimin e plotë nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë.
“Ndonëse nga Prokuroria apo Policia nuk kemi parë asnjë informatë zyrtare me të dhënat personale të të arrestuarve”, thuhet në reagimin e VV’së.
“Edhe njëherë, Lëvizja VETËVENDOSJE! fton të gjithë anëtarët sikurse edhe qytetarët që të denoncojnë pa asnjë hezitim dhe pa kompromis çfarëdo informacioni e personi për çdo veprimtari ilegale, në dëm të rendit publik, shëndetit e sigurisë.”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas Prokurorisë Speciale, aksioni u zhvillua pas hetimeve disa mujore dhe përfshiu 47 lokacione në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, ku u sekuestruan lëndë narkotike, 129 vetura, 134,900 euro para të gatshme, 20,000 franga zvicerane, para të falsifikuara, arma të ndryshme, orë luksoze, si dhe teknologji e përdorur për komunikim të koduar përmes aplikacionit “SkyECC”.
Operacioni u mbështet nga autoritetet belge, holandeze dhe Europol-i, ndërsa udhëhiqej nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Urdhër-kontrolle të gjera u shtrinë në pronat dhe llogaritë bankare të të dyshuarve, duke përfshirë edhe ngrirjen e 400,000 eurove dhe bllokimin e pasurive të paluajtshme.
“Në aksion kanë marrë pjesë rreth 600 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në mënyrë të koordinuar kanë asistuar në bastisjen e 47 lokacioneve, dhe arrestimin e personave të dyshuar. Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 400 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast./Arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00