Sot në media është raportuar se në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë mbrëmë kanë lindur dy foshnje, njëra prej të cilave pa shenja jete.
Dyshohet se njëra nga infermieret ka krijuar një keqkuptim në mes prindërve të dyja foshnjave.
Për këtë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka dalur me një sqarim lidhur me këtë rast.
Sipas njoftimit gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje saj nuk do të mbijetonte.
Tutje në njoftim thuhet se deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit.
“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje saj nuk do të mbijetonte. Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit. Menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi. Drejtoria e ShSKUK, rikujton se në Qarkoret Informative të lëshuar së fundmi ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ahmeti tha se është hapur hetim në drejtim të veprës penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Mbrëmë rreth orës 22:00 me autorizimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Hetimi ka ardhur si rrjedhojë e denoncimit të bërë pranë policisë nga ankuesi i cili ka ngritur dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj klinikës ku është realizuar lindja.Dyshimet janë ndërlidhur me informimin e menjëhershëm pas lindjes se foshnja e tij është pa shenja jete, informacion ky i pranuar nga ana e personelit të klinikës përkatëse. Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion, policia në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit po heton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein