Ministri i Arsimit, në detyrë, Shyqiri Bytyqi, ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci” në Klinë, e cila sot feston edhe përvjetorin e 73-të të funksionimit të saj, përcjellë arbresh.info
Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë banorët e Klinës për shkollën e re dhe ka thënë se, ky objekt modern shkollor mbanë emrin e një patrioti të madh, siç është Ismet Rraci.
Ministri Bytyqi po ashtu tha se, duhet të jemi mirënjohës përherë për gjithë mësimdhënësit, të cilët kanë kontribuar në këtë shkollë, duke përgatitur gjenerata të tëra, të cilat i kanë shërbyer, jo vetëm Klinës, por gjithë Kosovës.
“Po shohim një pamje vërtetë të bukur të një shkolle të re. Klina po përjeton një infrastrukturë moderne shkollore, e cila bartë me vete edhe rritjen e cilësisë në arsim, falë përkushtimit dhe angazhimit të mësimdhënësve të kësaj shkolle. Çdo ditë po angazhohemi në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës shkollore, e cila është bazë për një arsim cilësor”, është shprehur ministri Bytyqi.
Për historikun e shkollës folën kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe drejtori i shkollës, Ahmet Krasniqi. Shkolla “Ismet Rraci” ka të sistemuar 1493 nxënës dhe 70 mësimdhënës./arbresh.info/

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...