Aktivisti serb, Stefan Veljkoviq, është gjobitur nga Policia e Kosovës në veri të vendit pasi nuk iu bind urdhrave policorë gjatë një aktiviteti ku po merrte pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili njoftoi gjithashtu se Veljkoviq ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
Aktivisti ishte përfshirë në një përplasje me sigurimin e afërt të ministrit Sveçla, ndërsa mbante një bilbil në dorë.
“I është shqiptuar një gjobë për mosrespektim të urdhrave të policisë”, ka deklaruar shkurt Elshani./Arbresh.info
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...