Ministri i Buqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se teksa ishte duke shkuar për vizitë në Llapashticë tek një përfitues i grantit ka parë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se ky investim ishte i mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, shkruan Arbresh.info.
“Sot rrugës për vizitë në Llapashticë, tek një përfitues i grantit pashë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Kur u afrova, pashë se ky investim i vitit 2023 ishte mundësuar nga Ministria e Bujqësisë. “, ka shkruar ai.
Sipas tij, këta dy përfitues të granteve kanë të përbashkët kanë implementimin shembullor, etik dhe meritor, bën që të ndihesh krenar.
“Shumë ëndrra të realizuara e më kryesorja ëndrra për t’i kontribuar Kosovës anë e kënd me shembuj pozitive e të prekshëm.”, u shpreh ai.
“Kjo është veçse rezultat i punës transparente, me faqe të bardhë duke u bazuar vetëm në themelin e meritokracisë.”, përfundoi Peci./Arbresh.info/
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...