Miniolimpiada e ka vazhduar traditën edhe sivjet.
Të premten në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, rreth 500 garues kanë qenë pjesë e garës më të madhe sportive, që organizohet në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.
Përgjatë aktiviteteve njëditore, garuesit e grup moshave të ndryshme, patën rastin të shpalosin potencialin dhe dashurinë e tyre për disiplinat e ndryshme sportive.

Gara u përcoll nga afër nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, shefi i Misionit të UNICEF-it në Kosovë Murat Shahin dhe mysafirë të shumtë nga Zyret diplomatike në Kosovë dhe nga OSBE-ja.

E veçanta e këtij edicioni ishte përkrahja e ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë, e drejtuar nga ministri Miroslav Lajcak, I cili kishte dërguar një telegram urimi, në pamundësi për të qenë I pranishëm.
Kjo ministri kishte ndarë 10.000€ për Miniolimpiadën 2019.

Në fjalën e saj, presidentja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës znj. Njomza Emini foli për rëndësinë e këtij aktiviteti, si më I madhi për këtë komunitet që e organizon Komiteti Paraolimpik.

Emini shtoi se lëvizja paraolimpike po rritet dita-ditës dhe se me mbështetjen e shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, së shpejti do të mundësohet hapja e dyerve për sportistët me aftësi të kufizuara, edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Ajo ka lexuar telegramin e urimit të ardhur nga Ministri I Jashtëm sllovak z. Lajcak, derisa I ka bërë thirrje prindërve të tregojnë mbështetjen e tyre për ti inkuadruar në klube të ndryshme sportive, fëmijët me aftësi të kufizuara.

Garat në 13 disiplina u zhvilluan në dy pjesë.






Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...
FFK reagon pas shkresës së MKRS-së: Kemi miratuar ndryshimet...