Gjermania do të vazhdojë kontributin në Kosovë, derisa do të investojnë në fushën e energjisë alternative, ku parashihet të sigurohet më shumë rrymë dhe rreth 8 mijë vende pune
Gjermania mbetet një mike e Kosovës dhe vazhdon kontributin e madh në sektore të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Kjo u konfirmua edhe pas takimit që kishte ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets.
Ambasadorja gjermane ka thënë se kontributi i Gjermanisë do të vazhdojë në Kosovë dhe bashkëpunimi në mes dy vendeve do të jetë i lartë. “Projektet, apo investimet të cilat vetëm se janë duke u zhvilluar ishin në fushën e energjisë alternative. Projekte këto të cilat do të zhvillohen në zona të ndryshme të Kosovës dhe parashihet të sigurojnë rrymë shtesë dhe do të gjenerojnë rreth 8000 vende të reja të punës. Po ashtu, ambasadorja Viets konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në të mirë të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministrja Ahmetaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Gjermanisë dhe konsideron se Gjermania është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...