Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, të akuzuarit pa autorizim kanë vendosur substanca narkotike në bagazhin e veturës së tyre dhe janë nisur drejt kufirit Kosovë – Shqipëri, ku për destinacion kishin festivalin “Unum” në Shëngjin, përcjell Arbresh.info
“Sipas aktakuzës, më datë 05.06.2024, rreth orës 22:38min, të akuzuarit D.T., E.D., R.V., dhe P.S., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, sasi të konsiderueshme të narkotikëve, të cilët janë shpallur të ndaluara me ligj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin narkotikët në bagazhet e dy automjeteve VV Golf 7, dhe nisen në drejtim të kufirit Kosovë – Shqipëri për të shkuar në Shëngjin në festivalin “Unum”. Gjatë rrugës, pasi tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, automjetit të parë që drejtohej nga E.D., i shqiptohet tiketa nga ana e policisë, dhe në ato momente i pandehuri D.T., që ishte në veturën e dytë, pasi kishte ndaluar veturën shkon tek vetura e parë, ku e tërheq një çantë krahu nga automjeti dhe e gjuan në një largësi rreth pesë metra, me ç’rast pas shqiptimit të tiketave, i njëjti shkon në të njëjtin vend për të marrë çantën me qëllim që ta vendos në veturë, me ç’rast zyrtarët policorë reagojnë dhe gjatë kontrollimit të çantës vërejnë substanca të konsiderueshme narkotike të vendosura në qese të najlonit, ku sipas ekzaminimit të laboratorit, të datës 21.01.2025 kanë rezultuar si në vijim:
– Kokainë të përzier me fenacetin me peshë neto të përgjithshme për dhjetë paketime 7.78 gram – Kokainë pesha neto 132.16 gram,
– Kokainë të përzier me fenacetin me peshë 66.30 gram,
– MDMA Methyllenedioksymethapfenatime (MDMA) pesha neto 693.28 gram,
– MDMA pesha neto e përgjithshme 841.21 gram,
– MDMA 305 qese me peshë prej 305.66 gram
– MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë gjithsej 296 qese, me peshë 319.14 gram,
– MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë pesha neto 0.98 gram,
– MDMA pesha neto e përgjithshme 470.22 gram,
– Substancë narkotike kokainë të përzier me fenacetin pesha neto për tetë paketime 6.40 gram,
– MDMA 1.13 gram, ketamin pesha neto 273.17 gram, ketamin pesha neto për 18 qese 165.69 gram,
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 5.49 gram,
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 0.93 gram
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 1.54 gram,
– MDMA pesha neto 2.24 gram
– Substancë psikotrope e llojit kanabis me peshë 4.60 gram,
– MDMA me pesha neto 11.39 gram,
– MDMA me peshë neto 1212.9 gram
– MDMA me peshë neto 912.70 gram,
– Substancë narkotike e llojit kanabis me peshë 0.31 gram”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve, si dhe në kuptim të nenit 269 par. 2 dhe 270 dhe 276 par. 2 nëpar. 2.2 dhe 2.5 të KPP-së, ka propozuar që si dënim plotësues të bëhet konfiskimi i përhershëm i sendeve të sekuestruara, po ashtu të konfiskohen dy vetura VV Golf 7, si dhe nga të katër të pandehurit të konfiskohet shuma rreth 7.788 euro, dhe 100 dollar, para të përfituara nga vepra penale.
Gjithashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...