U infektua me COVID-19, ndahet nga jeta piktori shqiptar

08:13 | 21 Janar 2021

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi. Artisti humbi jetën pasi u infektua me COVID-19.

Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk mundi të fitojë luftën ndaj koronaviorusit. Lajmi për ndarjen nga jeta të piktorit është konfirmuar nga vajza e tij, Dorina Arapi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979.

Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara