Në hapësirën e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë në disa shtëpiza të drurit po promovohen produkte të ndryshme që po u ofrohen qytetarëve me çmime të arsyeshme.
Aktiviteti i titulluar “Christmas Flea Market” po organizohet nga Rita Saraqi, Anyla Dautaj, Adrian Berisha dhe Rina Hapçiu, në bazë të modelit Flea Market që njihet në botë si treg që u jep me qira hapësirën njerëzve që duan të shesin, të shkëmbejnë mallra apo rroba të dorës së dytë, transmeton KosovaLive.
Flea Market në Prishtinë përfshin shitjen e gjësendeve të ndryshme, të rrobave të dorës së dytë për meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme dhe u ofron mundësi mbi 20 personave pasionantë të modës dhe me influencë në këtë lami që të ndajnë stilin e tyre me të tjerët duke i shitur gjësendet e tyre.
Christmas Flea Market do të mbahet deri më 25 dhjetor. Organizatorët thonë për KosovaLive se kanë vendosur pikërisht këto data është që të ofrojmë produkte të ndryshme me çmime tejet të volitshme në prag të festave.
Tregun gjatë hapjes e vizitoi edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky treg ka edhe një kënd ku të interesuarit mund të dhurojnë rroba të cilat më pas do t’iu shpërndahen familjeve në nevojë.
Flea Market është mbajtur për herë të parë në Prishtinë në kafe-librarinë “Dit’ e Nat” gjatë muajit shtator.
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet