Policia e Kosovës ka njoftuar për një plagosje në Vushtrri, për shkak të një konflikti për parking dy persona janë përleshur, ndërkaq është plagosur një tjetër person që ka tentuar t’i ndajë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në Vushtrri në orën 04:20, shkruan arbresh.info
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet.
Vushtrri, 23.03.2022 – 04:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshe në mes veti, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për ti ndarë dhe ishte plagosë nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjet dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet-thuhet në raport. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...