Një person është arrestuar në Dubravë të Ferizajt, pasi njësiti antidrogë ka ndërhyrë pas një fjalosjeje mes dy personave.
Sipas policisë, tek i dyshuari R.O, 19-vjeç, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishekë në tytë.
“Personat janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe nga hetimet e zhvilluara, konflikti kishte nisur pas një kërkese për shoqërim të dërguar nga personi Z.M. (20 vjeç) një vajze në rrjetet sociale. I dyshuari R.O. e kishte thirrur personin Z.M dhe e kishte kërcënuar me armë”, bëri të ditur policia.
Policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar procedura penale për veprat “armëmbajtje pa leje” de “kanosje”, teksa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren