U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.
Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë.Ajo tha se do të punojë fuqishëm me të gjitha institucionet e vendit, partitë politike dhe ambasadat e vendeve mike, për ta forcuar më tej jetën politike dhe institucionale në vend.
Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe ai i BE-së e siguruan u.d. presidenten Osmani për përkrahjen e mëtejme të vendeve të tyre për popullin dhe institucionet e Kosovës, si dhe i dëshiruan sukses në përgjegjësitë e reja, të cilat ia jep Kushtetuta e vendit./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës