Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune ekipin dy anëtarësh të ekspertëve Dr. Stefan Trunk dhe Thomas Siedel të shoqëruar nga përfaqësuesit e IRZ-së Frank Hupfeld dhe Anja Finke.
Në këtë takim është biseduar për pastrimin e parave, për veprat penale dhe aktivitetet kriminale nga të cilat rrjedh pastrimi i parave, për metodat e hetimit dhe identifikimit të pasurisë së fituar me aktivitete kriminale, si dhe për shkëmbimin e informacioneve me qëllim të luftimit të këtyre dukurive, thuhet në komunikatë.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.
IRZ, ka lansuar një projekt për hartimin e rekomandimeve për luftimin e pastrimit të parave në Kosovë bazuar në një analizë të plotë të kornizës aktuale ligjore dhe institucionale. /arbresh.info/
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët