Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në një takim pune Drejtorin e përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Safet Berisha.
Në këtë takim u bisedua për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë u bisedua për zbatimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër mashtrimit financiar dhe akteve tjera të paligjshme.
Gjatë këtij takimi, u dakordua që të hartohet edhe një draft marrëveshje për bashkëpunim në mes këtyre dy institucioneve, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti e që do të ketë për qëllim të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale.
Në takim ishte i pranishëm edhe Besim Tafa, ekspert ligjor nga USAID-aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës, të cilët do të ndihmojnë në hartimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit./arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...