Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në takim ka diskutuar me të pranishmit për raportet e punës së prokurorive të vendit, konkretisht për aktakuzat, për të cilat janë marrë aktgjykime liruese, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkoi nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar dhe efikasitet dhe efektivitet më të lartë në hartimin e aktakuzave sa më cilësore.
Në këtë kontekst nga të pranishmit u theksua se ngarkesa e prokurorëve me përfaqësim në seanca gjyqësore po ndikon në dëmtimin e cilësisë së akteve akuzuese, si dhe propozuan që në raportet e punës së prokurorëve të raportohet edhe për numrin e pjesëmarrjeve të prokurorëve në seanca gjyqësore.
Pjesë përmbajtjesore e këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme të Kryeprokurorit të Shtetit.
Lidhur me këtë U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga kryeprokurorët e prokurorive, që të gjithë prokurorët të veprojnë sipas udhëzimeve të detyrueshme, si dhe njoftoi se do të caktoj disa prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët do të bëjnë monitorimin e zbatimit të këtyre udhëzimeve.
Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoj nga të gjithë kryeprokurorët që të avancojnë raportimin dhe futjen e të dhënave nga të gjithë prokurorët në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve, i njohur si SMIL./Arbresh.info/
EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon Kallas...
Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta...
Dy punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane u vranë në një s...
Raportohet se një zjarr ka shpërthyer në Lipjan, dyshohet se...
Irani i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojë k...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Janë pesë shqiptarë të bllo...