Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Foreznikës (AKF), Blerim Olluri.
“Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Kryeshefi Olluri, biseduan për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, nevojën e shtimit të kapaciteteve humane në AKF, për zhvillimin e takimeve dhe konsultimeve në mes të prokurorëve të shtetit dhe ekspertëve, mbajtjen e punëtorive të përbashkëta dhe unifikimin e praktikave me rastin e paraqitjes së kërkesave për ekspertiza nga ana e prokurorëve dhe përpilimit të raporteve nga ana ekspertëve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Kelmendi dhe Olluri diskutuan edhe për sfidat dhe vështirësitë e përbashkëta profesionale të institucioneve respektive dhe mundësinë e tejkalimit të tyre./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?