Në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Ferizaj, në orët e mbrëmjes sonte u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, dolën për t’i përcjellë nga afër zyrtarët policorë dhe inspektorët sanitarë, të cilët sipas detyrës zyrtare po realizonin veprimet e përbashkëta në ndërmarrjen e masave ndaj pandemisë COVID-19.
Ministri Zemaj dhe u. d. Mehmeti, qëndruan për disa orë së bashku me zyrtarët policorë dhe inspektorët, të cilët me përkushtim kryenin detyrat e caktuara, përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj mos zbatuesve të masave ndaj pandemisë.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së pandemisë, Ministri Zemaj dhe u. d. drejtori Mehmeti kërkuan që të vazhdohet me ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj të gjithë shkelësve të vendimeve dhe masave që lidhen me COVID-19, ç’do herë duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Njëkohësisht Policia e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, sepse vetëm duke zbatuar masat e parapara mund të ndikohet në parandalimin e përhapjes së pandemisë, e që është në interes të shëndetit publik./arbresh.info/

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...