U. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimeve, Fatos Makolli, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve dhe Ekzekutivëve të LEA-s, e cila po zhvillohet në Izrael.
Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi bilateral i realizuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit Yaakov Shabtai, me të cilin u diskutuan tema mjaft të rëndësishme në interes të organizatave policore, thuhet në komunikatën për media.
Ky takim kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të Policisë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.
U. d. drejtori Hoti falënderoi drejtorin e Izraelit Shabtai për pritjen e tij, për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës./arbresh.info/



G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...