Në ndeshjen e futsallit Shqipëri – Danimarkë që u zhvillua në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec ka ndërhyrë policia, pasi tifozët vendosën banerin “FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’’.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në përfundim të ndeshjes kualifikuese një grup tifozësh (tetë) të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shfaqur banerin që më pas është larguar nga sigurimi ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT Rahovec 12.04.2025 – 19:30. Është raportuar se kah fundi i ndeshjes kualifikuese në futsall Shqipëri- Danimarkë, një grup tifozësh (tetë) të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shfaqur një baner me mbishkrim ,, FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’’ i njëjti është larguar nga sigurimi ndeshjes. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti nën hetime./Arbresh.info/
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi