Besim Beqaj, Agim Çeku, Zenun Pajaziti, Qemajl Mustafa, Sami Lushtaku, Njazi Kryeziu para dy dite u zgjodhën anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së, ndonëse kishin aktakuza të ngritura nga Prokuroria, ndërsa brenda 48 orëve u shkarkuan nga shefi i partisë, Kadri Veseli, pikërisht për shkak të problemeve të tilla me drejtësinë, shkruan gazeta “Zëri”.
Dy ditë pas përfundimit të Konventës Festive të PDK-së, ku paralajmëroi luftim të korrupsionit, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dje mori vendim t’i largojë nga pozitat institucionale dhe partiake të gjithë zyrtarët e partisë së tij, të cilët kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë.
Por vetëm pak ditë para se të merrej ky vendim PDK-ja e Kadri Veselit kishte zgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues edhe të atillë me aktakuza. Megjithëkëtë, si rrjedhojë e vendimit zyrtarët që kanë pozita në strukturat e partisë, ministrat e deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, që janë me aktakuza do të detyrohen t’i braktisin postet e tyre deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata. Ministri i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë Besim Beqaj, zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Çeku, anëtarët e Këshillit Drejtues Qemajl Mustafa, Nijazi Kryeziu, Adem Grabovci e Zenun Pajaziti janë disa prej personave, të cilët janë të thirrur ta zbatojnë këtë vendim.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit