Gjykata serbe ka caktuar një muaj paraburgim për ish-zyrtari policor të Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili të shtunën u arrestua në kufirin Hungari-Serbi.
Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook teksa tha se ky është një vendim i padrejtë dhe siç u shpreh, “i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.
Koci gjithashtu njoftoi se nesër do të niset drejt Suboticës.
“Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj une. P.S. Nesër nisem drejt Suboticës”, ka shkruar Koci./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...