Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A.
Ajo ka shpërndarë në rrjete sociale fotografinë që ka qarkulluar gjerësisht, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të asaj që e quan “mafia energjetike”.
“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, ka shkruar Bajrami krahas fotos ku dallohet qartë ndotja e ajrit nga termocentrali.
Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe analisti Avni Arifi, i cili ka drejtuar akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse dhe qeverisë.
“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh”, ka shkruar Arifi në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...