Një incident zjarri ka ndodhur në një objekt në Prishtinë. Ngjarja ka filluar që nga mbrëmë në rrugën “Dritan Hoxha”, në vendin ku aktualisht ndodhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Abdulsamed Shkodra, zëvendëskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.
“Është duke dalë tym nga objekti, por njerëzit nuk rrezikohen. Ende nuk kemi arritur të hyjmë saktësisht brenda objektit ku dyshohet se po del tymi, pasi kjo pjesë është bodrum dhe ka qasje të vështirë, me kthesa që e bëjnë të ngjashme me një labirint. Ende nuk dimë saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin,” tha Shkodra për Klankosova.
“Por, sipas informacioneve të para që kemi, dyshohet se mund të jenë djegur disa mbeturina ose pjesë të arkivit apo dokumentacionit të paraluftës, por këtë ende nuk e dimë. Kur të hyjmë në vendin e ngjarjes, do të shohim saktësisht se çfarë ka ndodhur,” deklaroi ai.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...