Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e ka dënuar fuqishëm hapjen nga Kosova të Ambasadës në Jerusalem.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ambasada turke në Kosovë, autoritetet turke janë të shqetësuara thellë nga ky veprim i autoriteteve kosovare.
“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Turqisë.
Duke vepruar në këtë mënyrë, sipas njoftimit, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit dhe dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon.
“Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet në reagim.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi sot për hapjen e Ambasadës në Jerusalem, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, e cila, ndër të tjera, parashikonte njohjen e pavarësisë së Kosovës me kushtin që Ambasada e Kosovës të hapej në Jerusalem, e jo në Tel Aviv.
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...