Hedhja me kokë në detin e Sarandës, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një turisti polak, i cili po pushonte në bregdetin shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Plazhin Rinia në qytetin e Sarandës ditën e sotme.
Turisti i identifikuar si Kamil Thiotheli, rreth 45 vjeç, nga Polonia, u hodh me kokë nga trampolina, por hedhja ka qenë fatale, pasi ai përplasi kokën në fund të detit.
Si pasojë e përplasjes, pësoi çarje të madhe në kokë, dhe humbi ndjenjat.
Menjëherë ka ndërhyrë roja bregdetare, dhe e nxori në breg, dhe më pas njoftoi ambulancën./albeu.al/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër