Një turist amerikan i cili këto ditë ka vizituar kryeqytetin e Kosovës, ka vetëm fjalë të mira për vendin tonë – në veçanti pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.
Ai i kaloi në Prishtinë disa ditë ku shijoi specialitete të ndryshme nga kuzhina tradicionale, duke i vënë theks të veçantë mënyrën unike të bërjes së kafesë (makiatos), transmeton Telegrafi.
Ai madje fton të tjerët që ta vizitojnë Kosovën, duke e cilësuar si vendin më të mirë në botë pas masave lehtësuese kundër coronavirusit.
Për ta dokumentuar këtë vizitoi lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku binin në sy shtatoret e politikanëve amerikanë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës siç është presidenti Bill Clinton si dhe Sekretarja Madeleine Albright.
Ky i ri nga SHBA-të, thotë se është kënaqësi të vizitohet ky vend në veçanti për qytetarët amerikanë, për shkak se Kosova njihet si një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe vazhdimisht me flamuj amerikanë të vendosur nëpër lokale e sheshe – shprehet mirënjohja ndaj këtij vendi. /Telegrafi/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...