Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që partitë kosovare po e zhvillojnë me diasporën në Gjermani.
Në një postim në platformën “X” ai ka shkruar se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës rreth rregullores specifike gjermane për fushatën atje.
Siç thekson ambasadori Rohde, sipas legjislacionit gjerman, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.
“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se leja në përgjithësi nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, ka shkruar diplomati gjerman./Arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër