Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, organizoi sot një tryezë në Prizren për prodhimin vendas dhe hapat drejt tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë, me Drejtuesin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, dhe me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LV) Albin Kurti.
Ndër të tjerë, në këtë tryezë morën pjesë përfaqësuesit e shoqatave afariste dhe të zejtarëve të Prizrenit bashkë me afaristë të tjerë nga Kosova e Shqipëria. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e hapi këtë tryezë duke folur për faktin se mes Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar mbi 10 marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe tregun e përbashkët, sakaq tregtia mes dy shteteve ka mbetur mbrapa për shkak të barrierave të shumta jotarifore e pengesave të shtuara.
Të dy kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë treguan, se edhe pse ka patur 5 mbledhje të përbashkëta qeveritare, gjendja sa i përket koordinimit dhe tregut të përbashkët nuk është përmirësuar, radhët në kufi janë shtuar, ndërsa pengesat vazhdojnë të jenë të shumta. Ata shprehën vullnetin për t’u angazhuar maksimalisht për transformimin e kësaj situate.
Kryetari i LV, Albin Kurti, tha se të gjithë në këtë tryezë kanë shprehur dëshirën për më shumë bashkëpunim e koordinim, për të hequr pengesat që e ndalin krijimin e një tregu të përbashkët, pengesa këto që mirëmbahen jo rastësisht, por sepse dikujt i levërdisin. Ai theksoi se këto dëshira duhet të kthehen në plane e koordinim që me vullnet jetësohen.
Kryetari Kurti tha se ndryshe nga dëshirat e planet e kësaj tryeze, mbledhjet mes dy qeverive duket se janë të fiksuara në rendin e fantazisë. Ato luajnë me simbolikat kombëtare dhe ndjenjat e shqiptarëve, por nuk pasohen me zbatim politikash që këtë ndjenjë e kthejnë në vetëdije kombëtare e plan ekonomik për zhvillim e bashkim. Pjesëmarrësit në Tryezë e pasuruan diskutimin me shembuj dhe kërkesa konkrete, në drejtim të rritjes së bashkëpunimit drejt një tregu të përbashkët. Kryetari Mytaher Haskuka e mbylli këtë tryezë duke ofruar gjithë ndihmën e Komunës së Prizrenit në funksion të synimit për shfrytëzimin maksimal të mundësive të bashkërendimit të dy odave për mbështetjen e prodhimit vendas shqiptar. Prizren, 18 dhjetor 2018 Lëvizja VETËVENDOSJE!/arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...