Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se ka filluar me shpërndarjen e pasqyrave vjetore për vitin 2025.
Trusti thotë se shpërndarja e pasqyrave vjetore ka filluar në adresat elektronike të kontribuuesve dhe kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të fillojë shpërndarja e tyre edhe me postë.
“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025. Për të gjithë ata kontribuues që FKPK-ja ka adresa emaili, tashmë ka filluar dërgimi i tyre. Ndërsa, ditëve në vijim do të fillojë shpërndarja e pasqyrave me postë. Për këtë vit numri i pasqyrave që po shpërndahen me email është 455,692, ndërsa me postë do të dërgohen 167,177 pasqyra vjetore”, thuhet në njoftimin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Ata u kanë rikujtuar kontribuuesve se mënyra më e mirë e informimit për kursimet pensionale në FKPK, në baza ditore dhe përmes internetit, është duke u regjistruar në portalin eTrusti në: online.trusti.org
Gjithashtu, kanë thënë se pasqyra e llogarisë mund të shkarkohet edhe nga eKosova tek pjesa “Kontributet dhe pensioni”.
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...