Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR njofton se regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po vendos përkohësisht trupa shtesë në Kosovë.
Sipas njoftimit, thuhet se personeli dhe automjetet që kanë zbarkuar në Durrës, pritet të lëvizin drejt Kosovës,.
“Siç është komunikuar më parë, Regjimenti Mbretëror i Yorkshire-t do të punojë krahas njësive të tjera të KFOR-it, në një ushtrim rutinor [në kuadër të] Trajnimit Operacional të Provave”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Qëllimi i ushtrimit është testimi i procedurave për vendosje të shpejtë të trupave shtesë dhe integrimit të tyre me misionin e KFOR-it. Pas përfundimit të ushtrimit, kontingjenti do të rivendoset dhe rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.
KFOR-i ka thënë po ashtu që do të mundohet ta zbusë efektin në trafikun rrugor që mund të vijë si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak në kuadër të këtyre ushtrimeve./Arbresh.info

Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve