Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, në formularin për deklarimin e pasurisë të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), për vitin 2015, paraqet mjaft pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlera milionëshe.
Në pasuri të paluajtshme renditen një shtëpi me vlerë 280.000euro, tokë me vlerë 1.500.000 euro, restaurant me vlerë 2.000.000 euro dhe rastauranti i dytë me vlerë 2.500.000 euro.
Kurse tek pasuritë e luajtshme të Palit rënditen hiq më pak se 13 vetura. Lista e veturave përbëhet nga Mercedes me vlerë 15.000 euro, një tjetër Mercedes me vlerë 22.000 euro, BMW me vlerë 22.000 euro, GOLF 5 (5 copë) me vlerë 75.000 euro, makinë e padetajuar me vlerë 16.000 euro, makinë tjetër e padetajuar me vlerë 14.000 euro dhe BMW (3 copë) me vlerë 128.000 euro.
Pal Lekaj të hyra vjetore ka 7.110euro nga pga si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...