Tritan Shehu: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB!

19:52 | 30 Dhjetor 2017

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ka drejtuar një apel politikës së Kosovës që të tregohet e kujdesshme dhe të mos shfuqizojë Gjykatën Speciale, pasi kjo do të ishte një vijë e dytë e kuqe e shkelur nga shqiptarët.

Sipas Shehut, shfuqizimi i Gjykatës Speciale, do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Kujdes Kosova: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB!

Një tjetër paralajmërim i ashpër arrin nga SHBA ndaj shqiptarëve, duke i vendosur një “vijë të dytë e kuqe”.

E para kishte të bënte me votën në OKB për atë Rezolutë. Fatkeqësisht ne nuk ditëm të respektojmë e mbështesim miqtë e mëdhenj, dhe kjo nuk do të kalojë pa pasoja serioze.

E dyta ka të bëjë me përpjekjet që po bëhen në Prishtinë për shfuqizimin e “Gjykatës Speciale”, me pasoja tejet të rënda kjo për të ardhmen e Kosovës.

Unë nuk e di nëse mbas të dy rasteve fshihet e njëjta “regji”, por dyshime të bazuara lindin.

Prej kohësh në Ballkanin Perëndimor kanë ripenetruar e riaktivizuar faktorë, që duan të mbajnë shqiptarët larg Familjes Europiane e Perëndimore.

Kujdes, kështu vëmë në rrezik arritjet madhështore e historike, që shqiptarët arritën në këto 25 vite, si asnjë popull tjetër në rruzull, të pa mundura këto pa përfshirjen totale të SHBA e të disa vendeve të BE!

Nuk po kuptoj: pse qeveria jonë që nuk humb rast pa marrë poza paternaliste, po hesht këto ditë!?”, ka shkruar Shehu në profilin e tij në Facebook.

KUJDES KOSOVA: SHFUQIZIMI I “GJYKATES SPECIALE” DO TE ISHTE PERSERITJE E VOTES TRAGJIKE TE SHQIPERISE NE OKB!Nje tjeter…

Posted by Tritan Shehu on Samstag, 30. Dezember 2017

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara