Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të vdekjeve.
Në rastin e parë sipas raportit bëhet e ditur se një person është sjellur pa shenja jete në QKMF, në Bresje të Fushë Kosovës.
“Bresje –Fushë Kosovë/ 26.02.2025 – 11:32. Në QKMF Bresje është sjellur pa shenja jete nga familjarët viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.
Në rastin e dytë, raportohet se një burrë është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes në Bardhosh.
“Bardhosh, Prishtinë / 26.02.2026 – 15:27. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.
Ndërsa në rastin e tretë, një grua nga Podujeva ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga qentë endacakë.
“Obrançë, Podujevë / 26.02.2025 – 14:00. Nga QKMF është raportuar se viktima femër kosovare është duke marr tretman mjekësor pasi që dyshohet se është sulmuar nga qenët endacak, dhe të njëjtës i është keqësuar gjendja dhe rrugës për në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim