Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite në Kosovë

09:36 | 3 Prill 2026
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shënuar tri raste të kalimit ilegal të kufirit.

Rasti i parë përfshin një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i ndaluar në Hani i Elezit. I dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Rasti i dytë ka të bëjë me një shtetas të Turqisë, gjithashtu ndaluar në Hani i Elezit dhe i liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë përfshin një shtetas kosovar në fshatin Bube, Zubin Potok. Ai dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë me një veturë, në të cilën janë gjetur mallra pa dokumente përkatëse. Pas ndërhyrjes së prokurorit, vetura dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka theksuar se veprimet janë marrë në përputhje me ligjin dhe procedurat e rregullta ligjore.

“Hani i Elezit/ 02.04.2026 – 13:25. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.

Hani i Elezit / 02.04.2026 – 13:40.Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bube, Zubin Potok / 02.04.2026 – 20:45.Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur edhe mallra të ndryshme pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit, vetura me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.